Sales Advisor
Kosova
Kosovo
Kompania Për Sigurimin e Jetës “Illyria Life” sh.a., është Kompania e Parë e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, që të ofroj Sigurimin e Jetës në Kosovë.
Konkurs Pune
Pozita: Këshilltar i Shitjes për Biznese
ILLYRIA Life është në fazë zgjerimi dhe po kërkon punonjës të përkushtuar, energjikë dhe me vizion për të ndërtuar karrierë afatgjatë në industrinë e sigurimeve të jetës. Nëse jeni të motivuar për të ndikuar në jetën e njerëzve dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta me bizneset, kjo është mundësia juaj!
Kriteret që kërkojmë:
- Mosha mbi 30 vjeç
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale
- Energjik, i/e motivuar dhe i/e orientuar drejt rezultateve
- Integritet i lartë dhe besueshmëri profesionale
- Përvoja në fushën e shitjes konsiderohet përparësi, gjithsesi, vlerësojmë më shumë vullnetin dhe pasionin për të mësuar
Çfarë ofron ILLYRIA Life:
- Pagë fikse konkurruese + komisione dhe bonuse motivuese
- Trajnime të rregullta dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional
- Pajisje me licencë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK)
- Shpërblime, udhëtime motivuese dhe mundësi reale për avancim në karrierë
- Ambient pune pozitiv, ekip profesional dhe mbështetje të vazhdueshme
Përgjegjësitë kryesore:
- Promovimi i produkteve të sigurimit të jetës për klientë biznesorë në gjithë Kosovën
- Këshillimi profesional i bizneseve për zgjidhjet më të përshtatshme të sigurimit
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët
- Përfaqësimi i denjë i kompanisë dhe i vlerave të saj në treg
Pse të zgjidhni ILLYRIA Life?
Sepse ofrojmë më shumë sesa një vend pune – ofrojmë një ambient ku suksesi individual përkrahet, vlerësohet dhe shpërblehet. Ne besojmë se fuqia jonë qëndron te njerëzit tanë dhe investimi në ta është prioritet i përhershëm.
Regjistrohu/ Paraqitu